Mediat greke kanë publikuar momentin e rrëzimit të avionit ukrainas me mallra, që u rrëzua 40 km larg aeroportit të Kavallës në Greqi.
Momenti se si avioni me 8 persona në bord është përplasur me tokën është filmuar nga banorë të zonës.

Në video, banorët shqetësohen për fatin e avionit, ku thuhet se kishte materiale të rrezikshme, (ka dyshime se janë 12 ton municione) pasi kuptojnë se diçka nuk shkon me rrjedhën e tij.

“Ku po shkon?” dëgjohen banorët në video të shqetësuar, ndërsa disa sekonda më vonë shtojnë; ‘Ai ra’. “Oh Zot ra, a mendoni se ka shtëpi atje?”, dëgjohet një zë në video.