TIRANË-Këngëtarja Fjolla Morina, ka publikuar në faqen e saj të Instagramit disa foto provokuese, teksa ka bërë një kërkes “ngacmuese” për gratë. Fjolla ka shkruar se gratë duhet të mbyllin burrat, pas fotove të saj shumë provokuese. Me këtë shkrim ka patur komente të shumta të fansave të saj.
“Oj gra mshelni burrat”, ka shkruar Fjolla. Ajo ka publikuar disa foto teksa ka pozuar me një veshje ngjyrë të zezë, me një bluzë të zezë me dekolde dhe një fund të shkurtër dhe çizme të gjata deri tek gjuri.
Fjolla është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, ku publikon fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku shpesh nuk mungojnë edhe imazhet me përmbajtje provokuese.







