PARIS-Të hënën, Karim Benzema ishte protagonisti kryesor në evenimentin e Topit të Artë në Paris, i cili ishte çmimi i parë individual i marrë nga francezi. Në këtë ceremoni, Robert Lewandowski, sulmuesi i Barcelonës, u shpërblye me Trofeun Müller si golashënuesi më i mirë mes klubit dhe Kombëtares.
Ishin të shumta imazhet dhe kuriozitetet e një gala me stil ku morën pjesë shumica e personaliteteve më të rëndësishme të skenës aktuale të futbollit. E duke qenë se gjithçka në këtë sport është aktuale, shumë media i kanë bërë jehonë orëve që mbanin dy protagonistët.
Benzema, i cili u shfaq me një kostum Fendi me porosi, me të cilin nderoi një prej idhujve të tij, reperit të ndjerë Tupac, gjithashtu kishte një orë Richard Mille RM 65-01. Siç sqaron revista GQ, ajo u soll në treg pas pesë vitesh testimi dhe me kalibrin automatik RMAC4, që e bën atë një nga më të veçantat në treg. Përveç kësaj, ai përfshin një ekuilibër me frekuencë të lartë që është i aftë të përcaktojë kohën deri në 1/10 e sekondës me saktësi maksimale. Vlera e tij është 500.000 euro.
Në krahun tjetër, shumë sy iu drejtuan ora e Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak, i cili pësoi vjedhjen e një ore Patek Philippe me vlerë 70,000 euro në hyrje të Ciudad Deportiva, kishte veshur një model ndryshe dhe me çmim më të ulët.Konkretisht ora ka qenë e markës Casio dhe vlerësohet 60 euro. Një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale.