TIRANË- Moderatorja Ori Nebijaj ka treguar se arsyeja që nuk u tërhoq nga ekrani siç paralajmëroi, ishte se u shkëput nga politika pasi nuk mori mandatin si deputete.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Ori tha se nuk ka hequr dorë as nga politika, por që është një fushë që e ka lënë në gjumë për momentin. Ajo i uroi suksese Sali Berishës për rizgjedhjen në krye të PD-së, por shtoi se në atë parti bëhen zullume të mëdha.

“Unë kandidoja se do bëhesha deputete. Po t’i mbanin sa unë premtimet…ata që s’i mbajnë premtimet vazhdojnë atje. Le të themi që politikën në një farë mënyrë e kam lënë në gjumë, nuk shoh asnëj cep ku mund të angazhohem. Unë nuk jam pjesë as e Bashës as e Berishës, isha në PD se mendoja besoja se gjërat mund të bëhen më mirë. Nuk kam ikur kur ndodhi Basha tamam. E lash unë..nuk kam lënë PD-në por gjithë këto zullumet që bëhen për gjithë këto interesat që nuk më përkasin mua. Zullume të shëmtuara fare, keq, keq, keq. Për Berishën, suksese.. Do më pëlqente që PD të kishte një lider të përfaqësonte demokratët dhe shqiptarët, jo atë që ka kryer ciklin e vet. Nuk kam hequr dorë. Sa kohë këta po zihen si gjelat për karriget e veta…”, tha Ori Nebiaj.