SHKODËR- Rreth 1900 hektarë tokë është përmbytur si pasojë e reshjeve intensive përgjatë ditës së djeshme në Shkodër. Përmes një njoftimi, prefekti i qakurt Shkodër bën me dije se në 482 banesa ka precencë të ujit në oborre dhe brenda tyre. Sakaq janë evakuuar 30 familje në zonat e këtij qarku. Ndërsa problematike shfaqet rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças në Njësinë Administrative Velipojë, ku kalimi me mjete të ulëta është e pamundur për shkak të nivelit të lartë të ujit si pasojë e prurjeve gjatë natës.

https://youtu.be/-vNsUd-hXbs

Informacion mbi situatën e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër:

INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.50 m.(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit
Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)
Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.

Familje të evakuara:

Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje (48 përsona)

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 Përsona)

Lagja Nr.4, 3 familje (7 Persona)

Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 Përsona)

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtepi me presence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa.

Guri I Zi 250 banesa
Bërdicë 102 banesa
Lagja Nr.4, 30 banesa
Lagja nr. 1, 100 banesa