Një ndeshje në kampionatin e Katarit mes Al-Rayyan dhe Al-Wakrah është shoqëruar me momente paniku.

Në fund të pjesës së parë, mbrojtësi Ousmane Coulibaly ra pa ndjenja.

I riu nuk po jepte shenja jete për disa minuta, pamje shqetësuese duke parë që edhe lojtarët e dy skuadrave po vendosnin duart në kokë, madje disa prej tyre ishin ulur në gjunjë.

Mjekët arritën të bënin mrekullinë, ndërsa arbitri vendosi të pezullojë ndeshjen dhe dërgoi dy skuadrat në dhomat e zhveshjes.

32-vjeçari u dërgua më pas në një spital ku do t’i jepet trajtim i mëtejshëm.