Vendi ynë do të karakterizohet deri në mesditë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke diktuar vranësira kalimtare.

Parashikohet që edhe orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10 gradë Celsius deri në 30 gradë Celsius.