18-vjeçarja ukrainase hipi në anije që Gjermania kishte vënë në dispozicion për evakuimet nga lufta. Por dy burra abuzuan seksualisht me atë.

E reja ka deklaruar se ishte përdhunuar nga dy burra njëri pas tjetrit, në anijen hotel “Oscar Wilde”, ndërsa pas denoncimit të saj dy personat janë arrestuar.

Anija raportohet se, përveç klientëve me pagesë kishte marrë dhe rreth 25 refugjatë ukrainas që i largoheshin luftës në Ukrainë. Të larguarit nga Ukraina janë kryesisht gra e të moshuar dhe shqetësimet kanë qenë në rritje për mbrojtjen e tyre nga trafikantët njerëzorë që tentojnë t’i kthejnë në viktima shfrytëzimi.