Olti, vëllai i Ilirit, ishte ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Wake Up” në Top Channel. Ai foli për rrugëtimin e të vëllait brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Sipas Oltit, familja është shqetësuar pas debatit me Einxhel për historinë që tregoi për tradhtinë e gruas. Ai shtoi më pas se familja është pika e dobët e Ilirit dhe vetëm aty e humb durimin.
“E vetmja gjë që ndodhi ishte kur pati debat në Prime me Einxhel për familjen. Ilirin nuk e cenon asgjë derisa i prek familjen, ashtu si çdo prind, bëhet nevrik. Është pika e tij e dobët ku humb durimin”, tha Olti.
Për konkurrentin më të fortë, Olti përmendi emrin e Arjolës dhe Donaldit.