Përfshihet në flakë autobusi i linjës Elbasan-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi i Luleve.

Fatmirësisht pasagjerët kanë zbritur në kohë dhe nuk raportohet për qytetarë të lënduar.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bën shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

https://youtu.be/npa-iRRVOOc