Shëngjin- Shpërthen në flakë jahti në Shëngjin.

Një mjet lundrues tip skaf është përfshirë nga flakët në afërsi të portit të Shëngjinit.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë, ku drejtuesi i skafit fatmirësisht ka arritur të shpëtojë duke u hedhur në det në kohë. .

Mësohet se skafi “Peshkaqeni i zi ” i përkiste Flor Gegës, një të riu nga Mamurrasi.

Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit lundrues, që mund të jetë shkaktuar dhe nga temperaturat e larta.

https://youtube.com/shorts/r1qWWZ67GoM?feature=share