Policia e Sarandës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së 35-vjeçarit Besmir Uka. Autori është identifikuar si shtetasi Ermir Shabanaj, 37 vjeç.
Uka ka shkuar në spital në mesnatë i goditur me thikë në bark, teksa e ka drejtuar vetë makinën, i shoqëruar nga një vajzë.
“Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,njofton policia