DURRËS- Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar paralizim të lëvizjes në këtë aks dhe radhë kilometrike nga Vora në drejtim të Maminasit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ka vetëm dëme materiale.