Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Vlorë-Fier.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se janë përplasur më njëri-tjetrin dy automjete, teksa nga përplasja janë plagosur 2 persona ,të cilët janë nisur menjëherë drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Si pasojë e aksidentit rrugor pranë fshatit Fitore, rruga u bllokua duke krijuar kështu një trafik. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë 2 të plagosurit ndodhen në ambientet spitalore nën kujdesin e mjekëve ,por jashtë rrezikut për jetën.