LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. Mësohet se, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në kryqëzimin e unazës.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një prej drejtuesve, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk dihet shkaku i aksidentit, por në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.





