LUSHNJË- Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rural Kashtë-Bardhë Krutje.
Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Qerret i Vjetër.
Mjeti tip fuoristrada me targa gjermane udhëtonte nga fshati Kashtë-Bardhë në drejtim të Krutjes dhe mjeti tip Pasat i ka prerë rrugën në kryqëzim.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë nën kujdesin e mjekëve dy persona banorë të zonës. Mjeti Pasat përfundoi në kanal.
https://youtu.be/8QOwaknKxgI?si=duDEyUw3LKi89qb0




