Një vrasje ka ndodhur sot në Klos. Danjel Hasula 17-vjeç ka mbetur i vdekur si pasojë e përplasjes me armë të ndodhur këtë mesditë në këtë qytet.

Mësohet se i mituri ka qenë bashkë me të atin në një lokal dhe një tjetër person, kur janë përballur me pjesëtarë të fisit Mjeshtri, me të cilët kanë pasur konflikte prej kohësh.

Konflikti ka agravuar në përdorimin e armëve dhe si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë 17-vjeçari Danjel Hasula e është plagosur babai i tij. I plagosur është edhe një tjetër person. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Burrelin, ndërkohë që mësohet se është shpallur në kërkim Besnik Mjeshtri.

https://youtu.be/aS3yfrBqpqI