Këngëtarja e muzikës popullore Blerina Balili këtë të enjte në një intervist tregoi disa pjesë të panjohura më parë të jetës së saj, qoftë kur ka jetuar në Greqi, dhe momentin kur vendosi të kthehej në Shqipëri. Pikërisht për këtë moment ajo nënvizoi se në fillim është paragjykuar nga shqiptarët pasi nuk dinte shumë mirë shqip, ndërsa fliste edhe greqisht. Ajo shtoi se ishte pikërisht ky momenti që kuptoi se fuqia e madhe e saj është populli, madje shtoi se ka shumë nga ata që mendojnë se ishte greke nuk ishte e vërtetë pasi nuk ka letra apo pasaportë të Greqisë.
“Jo me pashaportë shqiptare jam akoma. Edhe do marr pension shqiptar, dhe nuk e di nëse do na dali për ilaçet apo pension që do na japi shqiptari, Edi Rama”, tha ajo.
Ajo vazhdoi duke e thumbuar kryeministrin: “Papritur parmbrëmë ishim pa drita po s’ka gjë kishim qiri, është normale”.
Duke qenë vajza e një këngëtareje të njohur, njerëzit e kanë ngatërruar shpesh zërin e saj me të nënës. “Më ka ardhur inat nga njerëzit ndërkohë që e dinin se isha e re. Njerëzit kujtonin se ishte Vito në zë dhe unë në figurë. Pastaj filluan ‘ti këndon më mirë se nëna’, këto janë injorancira. Unë jam krenare të më