Një biznesmen gjerman me origjinë nga Turqia, Zeki Oğuz, ra pre e një sulmi nga disa persona të panjohur, të cilët iu afruan për ta marrë peng me forcë e për ta futur në një furgon që i zuri rrugën.
Në kamerat e sigurisë së një tregu në Stamboll duket momenti kur, personat e rrethuan Oğuz, por njëri prej tyre sapo e pa në fytyrë, u bëri shenjë të tjerëve që të largoheshin, pasi nuk ishte ai personi që po kërkonin.
Në këtë moment, jo vetëm e lanë të lirë, por i kërkuan edhe falje dhe u larguan me shpejtësi, ndërsa biznesmeni mori menjëherë në telefon policinë, e cila nisi hetimet për identifikimin e autorëve.
