TIRANË- Një kuti pice me fytyrën e kryeministrit Edi Rama është bërë virale ditën e sotme në rrjetet sociale. Siç shihet nga fotoja e mësipërme, në kutinë e picës, është vendosur fytyra e Ramës, i cili duket si kuzhinier.

Nuk dihet nëse kjo picë është përdorur gjatë samitit të sotëm, apo është një kuti pice që ska lidhje me aktivitetin. Po në kuti shkruhet se ‘Edi Rama Pizza’ dhe Samiti i Procesit të Berlinit.