GRAMSH- Personi në foto është Feta Bezati, 28-vjeçari i cili ka plagosur me thikë 36-vjeçarin Andi Dragoti në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në një lokal në dalje të qytetit.
Krimi ka ndodhur për shkak të një parakalimi. Mësohet se autori dhe i plagosuri, të dy në gjendje të dehur, kanë nisur të zihen për parakalimin, pasi njëri preu rrugën me makinë. Pas përplasjes verbale, autori ka goditur 4 herë me thikë 36-vjeçarin.
Dragoti është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka marrë plagë të shumta. Ndërkohë, që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.





