GREQI- Një 8-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Greqi, gjatë festimeve të Pashkëve. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në sot në Pylos të Greqisë, në momentin që i vogli po festonte Pashkët me familjen.

Të miturit i ka shpërthyer një fishekzjarr në dorë që i ka shkaktuar lëndime. Ai është shtruar në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm.