Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në lezhë ku ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ndodhi në fshatin Manati
Pas  një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Xhuljo Vokrri, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Paulo Bushi (Ndoj) 25  vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca policore që po punojnë për kapjen e autorit.

Lezhë/ Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.