TIRANË- Plagoset një 29-vjeçar në kryeqytet. Sipas njoftimit të forcave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”. Një person ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, personin me inicialet O. D., 29 vjeç. Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç. Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.





