Një sherr mes të rinjve mbrëmjen e sotme në Shkodër është përshkallëzuar në përdorimin e thikës dhe për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Policia njofton se 25-vjeçari me iniciale Q.M. ka plagosur 30-vjeçarin Ç.T. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori është shoqëruar në polici.
“Më datë 04.09.2021, rreth orës 22:20, në pedonalen pranë Urës së Bunës gjatë një konflikti të çastit, shtetasi Q.M.,25 vjeç ka plagosur me një mjet prerës thikë shtetasin Ç.T. 30 vjeç
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.