Fredi Kokoneshi, kryebashkiaku i Divjakës është plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, pas një konflikti me një person që është identifikuar si Ergest Xhelili.

Xhelili është ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Tekonologjisë dhe Informacionit (IT). Bashkëshortja e tij është me profesion infermiere dhe lëvizja nga spitali i Divjakës është bërë shkak për sherrin.

Kjo gjë ka sjellë dhe revoltimin e Xhelilit. Ky i fundit ka shkuar dhe i ka kërkuar llogari Kokoneshit, pasi pretendonte se kjo lëvizje ishte bërë me urdhër të tij.

Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun. Ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhgyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga.

https://youtu.be/alAr3HRLN1c