Policia arreston një nga autorët e plagosjes me armë në Malësinë e Madhe. Një tjetër është në kërkim.
Policia vendore informon se ‘rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve Emanuel Guri, e Arsid Kurtaj, me shtetasin Sadonel Bushataj, ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Emanuel Guri,, 28 vjeç.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi Sadonel Bushataj, pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Emanuel Guri,
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit Arsid Kurtaj, i përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’