Plagosje me armë te ‘Varri Bamit’ në Tiranë. Ngjarja ndodhi afër xhamisë së Xhurës në këtë zonë.
Bëhet fjalë për një 58-vjeçar të plagosur, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e konfliktit. Sakaq, nuk dihet ende gjendja e personit të plagosur.
58-vjeçari është qëlluar me pistoletë teska po qëndronte në afërsi të xhamisë.
Në vendngjarje edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.