Plagosje me armë zjarri në Lezhë.
Burime bëjnë me dije se një person është paraqitur i plagosur në urgjencën e spitalit rajonal. Bëhet fjalë për shtetasin Pjetër Kola, 44 vjeç nga Lezha.
Mësohet se ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Vau i Dejës-Pukë, ndërsa sipas të dhënave i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.