Një 50-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi, pasi makina e tij përfundoi në një kanal.
Ngjarja ka ndodhur në Kretë, qyteti i cili u pushtua ditën e sotme nga një mot i keq me rreshje të dendura shiu, të cilat kanë sjellë përmbytje.
Sipas raportimeve, babai i dy fëmijëve të mitur po fliste me gruan në momentin automjeti përfundoi në mes të rrjedhës. Makina u përmbys ndërsa jashtë saj shihet dora e Konstantinos Vergakis, ndërsa aty kalojnë ujërat e vrullshme.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po kërkojnë një grua, e cila ndodhej në automjetin e 50-vjeçarit, por që arriti të dilte nga aty.