Një çift ka përfunduar duke u rrokullisur poshtë një kodre në Britani, teksa ndodheshin në makinën e tyre duke kryer marrëdhënie seksuale. U desh ndërhyrja e policisë që ata të dilnin gjallë nga mjeti tip “Toyota Yaris”. Dyshja ishte duke bërë s*ks kur kanë lëvizur pa dashje frenat e dorës, e si pasojë makina ka nisur që të lëvizë derisa ka përfunduar poshtë kodrës.