Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një 80-vjeçar është mbytur teksa ishte duke u larë në det.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur tek “Uji i ftohtë”, ku i moshuari ka humbur ndjenjat teksa ishte në det dhe është mbytur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi M. H., rreth 80 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





