Një puntor ka humbur jetën duke pastruar pusin në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”.

Policia bën me dije se dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.