Një grua, e cila gënjeu se ishte me kancer dhe mori mijëra paund nga njerëzit që ia dhuruan për t’u shëruar, është urdhëruar që të paguaj si dëmshpërblim vetëm 5 paund.
Nicole Elkabbas u dënua me dy vite e nëntë muaj burg vitin e kaluar, pasi i doli në shesh gënjeshtra për mbledhjen e fondeve në internet.
Gruaja në fjalë pretendonte se kishte nevojë për një trajtim për të shpëtuar jetën nga kanceri i vezoreve dhe kishte arritur që të mblidhte më shumë se 52 mijë paund. Të gjitha paratë, ajo i shpenzoi për pushime luksoze dhe për varësinë e saj ndaj kumarit.
“Daily Mail” shkruan se hetuesit kanë mbetur të habitur se si ajo ka arritur që të fitojë një shumë prej 360 mijë paund përmes bëmave të saj kriminale.
Por pavarësisht mashtrimeve që 44-vjeçarja nga Broadstairs, Kent, ka bërë, asaj i duhet që të paguajë vetëm 5 paund në 28 ditët e ardhshme. Një gjykatë vendosi që mashtruesja nuk ka asete ose ndonjë “perspektivë realiste” për të paguar të gjithë shumën në një seancë konfiskimi.
Një gjykatë vendosi se mashtruesi nuk ka asete ose ndonjë “perspektivë realiste” për të paguar të gjithë shumën në një seancë konfiskimi.
Nëna e një fëmije mashtroi dashamirës të panumërt për ta ndihmuar atë të përballonte trajtimin e kancerit të vezores, që t’i shpëtonte jetë, që nuk i nevojitej kurrë.
Ajo hapi një faqe “Go Fund Me” që dukej sikur ishte krijuar nga mamaja e saj, për të cilën ajo kujdesej me kohë të plotë. Faqja e rreme ishte zbukuruar me një foto të vjetër nga një operacion i mëparshëm që Nicole kishte për të hequr fshikëzën e tëmthit.