ELBASAN- Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, në uzinën e Kurumit në ish-Kombinatin Metalurgjik. Sipas burimeve ende të pa zyrtarizuara një inxhinier dhe një punëtor janë vrarë rëndë gjatë porvave të instalimit të një makinerie.

Të lënduarit janë D. Elezi dhe M. Çaku. Menjëherë pas incidentit ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas janë dërguar për një trajtim special në një spital privat.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos njohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë. Ndërkohë policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Më datë 08.01.2024, në spitalin e Elbasanit, ka shkuar për asistencë mjekësore shtetasi M. C., 58 vjeç banues në Elbasan.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe grupi hetimor kanë shkuar në spital dhe më pas në vendngjarje dhe kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Nga veprimet hetimore rezultoi se në ambientet e “Kurum”, shtetasi M. C., 58 vjeç, me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit, gjatë ekspertimit tek Sektori i Petëzimit, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit. 58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.