BRITANI E MADHE- Autoritetet angleze kanë publikuar fotot e disa prej kriminelëve më të kërkuar dhe mes tyre janë edhe 3 shtetas shqiptarë. Shqiptarët bashkë me dy të tjerë kërkohen pasi akuzohen për vrasje dhe vepra të tjera penale. Detektivët që hetojnë vrasjen e Armend Xhikës në Sheffield në maj të vitit 2021 po kërkojnë ndihmën tuaj për të gjetur dy vëllezër të cilët janë në kërkim në lidhje me vdekjen e Armendit.
Sipas mediave të huaja, Eljaso Cela, 28 vjeç dhe vëllai i tij, 26-vjeçari Mateo Cela, janë në kërkim nga oficerët e hetimit, ndërkohë që hetimet për vrasjen po vazhdojnë. Armendi mori plagë që i kushtuan jetën më 13 maj 2021. Armendi, 22 vjeç, u dërgua në spital, por fatkeqësisht vdiq pak kohë më vonë. Eljaso besohet se përdor gjithashtu emrin e pseudonimit Iliazi dhe është e mundur që vëllai i tij Mateo gjithashtu mund të përdorë një pseudonim dhe jo emrin e vërtetë.
Një tjetër person që po kërkohet është Klevis Xhelaj. 28-vjeçari kërkohet për ngacmime. Ai përshkruhet si një trup i madh, me flokë kafe të errët, tatuazhe në gjoks dhe theks shqiptar në anglishten e tij. Policia britanike bën thirrje për të gjithë ata që i kanë parë, ose që kanë informacone lidhur me vendndodhjen e tyre, të njoftojnë menjëherë numrin “101”.




