Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku një 28 vjeçar me emrin Ilvi Stameta ka vrarë veten brenda komisariatit të policisë.

Stameta ishhte ndaluar nga policia ditën e sotme rreth orës 15:50  pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje. Rreth orës 19:08, Stameta ka vrarë veten në komisariatin e policisë. Pritet që policia të zbardhë detaje të tjera mbi ngjarjen tronditëse.

Deri më tani dyshimet janë se i riu mund të jetë vetëvrarë për shkak të gjendjes depresive ku ndodhej.

Trupi i viktimës është dërguar në morg, në qytetin e Durrësit për hetimet dhe ekspertizën e mëtejshme.

https://youtu.be/XYWQkSEQCG4