Policia jep detaje rreth aksidentit tragjik në Kalimash. 2 të vdekur dhe 3 të plagosur nga përplasja e tre mjeteve në tunel

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

https://youtu.be/gMNmyVUBLTY?si=ZuuBRdjjDOOzxGm6