Policia e Sarandës jep detaje rreth aksidentit të radhës së dy turistëve italianë.

Sipas policisë, ‘rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Sarandë – Syri i Kaltër”, në vendin e quajtur “Bistricë”, motomjeti tip “Dayang”, me drejtues shtetasin italian Georgio Vania, 27 vjeç dhe pasagjere shtetasen italiane Maria Pedroni, 25 vjeçe, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Orest Zhgabi, 22 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit’.