Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Infantino pritet të takohet me drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar. Ky takim përkon dhe me rastin e 90-ë vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në FIFA dhe gjithashtu për inaugurimin e “Shtëpisë së Futbollit”.

Gjithashtu ai pritet të ketë dhe një takim me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, përveç se me drejtuesit e FSHF-së.