SHBA- Presidenti Joe Biden u kap duke sharë në një bisedë në dukje të qetë me një kryebashkiak lokal gjatë vizitës së tij në Florida për të vëzhguar dëmin e shkaktuar nga uragani Ian.

“Askush nuk **** me Biden,” i tha presidenti kryebashkiakut të Fort Myers Beach, Ray Murphy, në një klip të shpërndarë në mediat sociale.

“Po, ke të drejtë”, tha Murphy në përgjigje.

Dyshja më pas qeshën, shtrënguan duart dhe u ndanë. Është e paqartë se çfarë po diskutonin. Komentet erdhën pasi Biden sapo kishte mbyllur një konferencë të përbashkët shtypi me guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis.

Biden është dëgjuar të shajë në disa raste, duke u bërë më pas viral./Businessinsider