Juglindja është zbardhur në lartësitë mbi 1000 metra.
Pasditen e së shtunës reshjet e dendura kanë sjellë probleme në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë pasi trashësia e borës në majë të Bigëll ka shkuar deri në 10 cm.
Reshjet të borës ka pasur edhe në Vithkuq, Shtyllë e Voskopojë. Firmat kontraktore kanë reguar menjëherë duke pastruar aksin nacional Boboshticë- Dardhë dhe Vithkuq – Shtyllë. Burime bëjnë me dije se nuk paraqiten probleme në aksin Gjonomadh – Voskopojë.