Në Paris ka nisur festa! Brohoritjet shurdhuese dëgjohen në sheshin kryesor poshtë kullës Eiffel nga qytetarë që mbajnë pankarta në duar dhe flamujt kombëtar.

“Macron President”, brohorasin mbështetësit e tij pas rezultateve të exit-pollleve që i dhanë mandatin e dytë më 58% të votave. Kundërshtarja e tij, Marine Le Pen, sipas projeksioneve ka marrë vetëm 48% të votave.

FRANCË– Marine Le Pen, kundërshtarja e Emmanuel Macron del në konferencë urgjente për shtyp. Vetëm pak minuta pasi projeksionet e nxorrën humbëse, ajo u është drejtuar mbështetësve të saj me një fjalim nga Parisi. Ajo thotë se e respekton verdiktin e kutisë së votimit, por që rezultati është ende një fitore për partinë e saj.

“Rezultati është ende një fitore për partinë tonë. E respektoj verdiktin e kutisë së votimit. Do të vazhdoj luftën në politikën franceze,”- thotë ajo.

Sipas Exit Polleve, Macron rikonfirmohet President i Francës me 58% të votave. Ndërsa Le Pen ka marrë vetëm 42% të tyre.