• Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë dakordësuar për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. • Raporti i opozitës, i paraqitur sot në Këshillin e Mandateve, por së shpejti edhe ai që do të depozitojë maxhoranca do të miratohen të hënën në një seancë të veçantë plenarë që do të mbahet në orën 17:00. • Por lajmi nuk është pritur mirë nga opozita, që ka kërkuar që imuniteti të hiqet në seancën që do të zhvillohet nesër në Kuvend. • Madje deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi paralajmëroi se do të kërkonte ndryshimin e rendit të ditës për nesër. • Jashtë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ishin vetëm deputetët e opozitës që ndanë detaje për mediat. • Deputeti Gazment Bardhi tha në dosje përfshihen edhe emra të tjerë të PS si Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Fadil Nasufi, Baftjar Zeqo. Po ashtu përmendi dhe Ëngjëll Agaçin. Por shtoi se po ‘luftohet’ që të shqyrtohen si çështje të ndara, në mënyrë që të mos gjykohen si grup i strukturuar kriminal. • Ndryshe nga Bardhi, Ervin Salianji pas mbledhjes së Këshillit të Mandatave u shpreh se në dosjen që po heton prokuroria për Arben Ahmetajn ka edhe emra të tjerë të zyrtarëve socialistë. Por nuk i përmendi me emër, veç ish-ministrit Damian Gjiknuri. • Sipas tij, në kushte të tilla qeveria Rama duhet që të rrëzohet dhe vendi të kalojë në zgjedhje të reja parlamentare. • Ndryshe e përgatitën “mbrojtjen” e tyre pra gazetarëve avokatët e Arben Ahmetajt, të cilët thanë se ish-zv.kryeministri nuk ka marrë asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. • Para gazetarëve, thonë se dëshmitë nuk janë të vërteta, ndërsa shtuan se prokuroria nuk justifikonte në asnjë rresht arsyen për të kryer kontroll në banesë dhe se e gjitha bëhej për “shou”. • Në mbledhje po ashtu theksuan se nuk besonin që SPAK do të zbardhte të vërtetën e çështjen, ndërsa edhe njëherë nuk e treguan vendndodhjen e klientit të tyre, por e justifikuan se mungonte për shkaqe familjare. • Për vendndodhjen e Ahmetajt, ishte sërish Gazment Bardhi ai që aludoi se destinacioni i tij final nuk do të ishte Kanadaja. • Ndërkohë që sot, ndryshe nga dje, një komunikim erdhi dhe nga Partia Socialiste përmes Arben Pëllumbit, i cili tha se kërkojnë kohë për të përpiluar edhe ta raportin e tyre, ndërsa shtoi se nuk po përpiqen që të bëjnë avokatin e askujt.Dosja