Bleona Qereti prej kohësh tashmë është larguar nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përveç muzikës i është përkushtuar edhe aktrimit.

Bukuroshja, e cila pavarësisht se vitet kalojnë nuk e ka humbur asnjëherë hijeshinë dhe origjinalitetin e saj, nuk ndalet dhe përherë vjen me projekte të reja.

Këngëtarja së fundmi ka marrë gjithë vëmendjen me disa fotografi të publikuara në profilin e saj në “Instagram”.

Në pozat në fjalë, Bleona shfaqet e kuruar në çdo detaj dhe shumë elegante. E veshur shumë seksi, ajo ka pozuar e ulur në krevatin e një dhome hoteli teksa po lexon një gazetë.

Ndërkohë në dy foto të tjera, pranë saj shfaqet një grua që mban një gotë shampanjë që ia jep asaj. Gjithashtu duket dhe në tjetër teksa i vesh këpucët.

Teksa ka marrë komplimente të shumta nga ndjekësit e saj që i thonë ‘se është femra më e bukur shqiptare’, ka të tjerë që e kanë kritikuar. Disa i shkruajnë se çfarë ka dashur të thotë Bleona me gruan që ka në foto.

“Pse e përbuz atë të shkretë….? S’kam fjalë, kategori e ulët”, i shkruan një ndjekëse, ku një tjetër shton: “Çfarë ka dashur të shprehë autori me këto imazhe vallë?”.

Ndërkohë ndjekës të tjerë por edhe vetë Bleona ka treguar se ajo është punonjëse e hotelit.