Është zbardhur vendimi Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

GJKKO ka caktuar mbrëmjen e djeshme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv. Masa e sigurisë për ish-kryeministrin e vendit u dha në kuadër të hetimeve nga SPAK për privatizimin e kompleksit sportiv të klubit Partizani në kryeqytet.

Më herët dje në aeroportin e Rinasit dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua nga policia. Akuzat që rëndojnë ndaj dhëndrit të Berishës, janë korrupsion, pastrim i produkteve të veprës penale, ose veprimtari kriminale. Siç shihet edhe në dokumente, ndërtuesi Fatmir Bektashi, ndaj të cilit u caktua masa ‘detyrim paraqitje’ akuzohet për të njëjtat vepra si Malltezi.