Publikohet foto e Sokol Çelajt që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Ai udhëtonte në një mjet tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij në momentin që një person ka qëlluar 8 herë në drejtim të tyre.

Viktima kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku jetonte prej 25 vitesh. Mësohet se 58-vjeçarit i është zënë pritë në afërsi të banesës së tij. Sapo është futur në një rrugë të pa asfaltuar, një person i ka dalë para dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Nga plumbat mbeti i vdekur në vend Sokol Çelaj, ndërsa në makinë me të ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila ka treguar se autori i krimit po i priste i fshehur në zonën e pyllëzuar.

Policia po heton lidhur me ngjarjen ndërsa ende nuk ka një pistë kryesore për shkaqet e këtij krimi.