Tiranë- Publikohet foto e Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili për 6 vite kishte ngujuar në shtëpinë e tij bashkëshorten dhe dy djemtë e mitur.

Ai u arrestua pas denoncimit të qytetarëve, duke i dhënë fund ferrit në të cilin gruaja dhe dy djemtë jetoni nprej vitesh.

Mësohet se Xherxh (Gjergj) Laçi kishte jetuar prej disa kohësh në Itali dhe më pas është kthyer në Tiranë.

Bashkëshortja e tij kishte 6 vite që nuk dilte nga banesa, ndërkohë që dy djemtë e tyre të moshave 15 dhe 17 vjeç kanë mbaruar vetëm shkollën 9-vjeçare dhe prej një viti nuk kanë dalë fare nga shtëpia.

Kryefamiljari Laçi ishte i vetmi që dilte nga shtëpia, teksa së bashku me një të afërm u sillte ushqim.

“Ju nuk mund të dilni jashtë se mund të infektoheni”, u ka thënë ai duke i kërcënuar dhe dhunuar vazhdimisht me armë të ftohta.