Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit E. D., 37 vjeç.

Procedimi ndaj tij erdhi pas kallëzimit të bërë nga një 57-vjeçar, i cili ka deklaruar se gjatë një shërbimi funeral, E. D. nuk i ka dorëzuar familjarëve sendet personale të viktimës, duke ngritur dyshime për përvetësim.

Ngjarja po hetohet më tej nga organet kompetente, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore.