Një turiste nga Serbia është mbytur në det mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ndërsa policia njofton se bëhet fjalë për një 60 vjeçare, me inicialet D.S.
“Më datë 09.09.2021, në orën 09:15, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetësja serbe D. S., 60 vjeçe”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes